Basha në Korçë: Ti japim fund korrupsionit 8-vjeçar, ndryshimi po vjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha në Korçë: Ti japim fund korrupsionit 8-vjeçar, ndryshimi po vjen

Lulzim Basha  ishte sot paradite ne Korce, ku kerkoi mbeshtetje per opoziten ne 25 prill. Lideri demokrat tha se Shqiperise i ka ardhur koha per ndryshim, per ti dhene fund sipas tij, korrupsionit 8 vjecar te qeverise Rama.

 

Ky vend që ka lindur burra e gra që na bëjnë krenar ndër shekuj, 8 vite me radhë është përdorur dhe keq përdorur, shpërdoruar sikur të ishte oborri i lodrave të një njeriu dhe një grushti njerëzish të cilët janë pasuruar te fëmijët  e korçarëve, vuanin për bukë, një grusht njerëzish të babëzitur për të grabitur gjithçka teksa rinia korçare largohej në emigracion. 8 vite dështime, 8 vite ngecje në vend, 8 vite izolim, nuk mbaruan as rrugën që e gjetën gati me projekt e financim Qukës- Qaf Plloç, e bredh tani 4 ditët e fundit fshat më fshat për të premtuar aeroporte. Janë ditët e fundit sepse të dielën ja kthejmë Korçën korçarëve, ja kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Këto vite lëngate kanë shkaktuar vuajtje të pafundme. Ato kanë qenë sfida të mëdha për familjet shqiptare e në veçanti për nënat tona, për motrat tona, bashkëshortet, gratë, vajzat tona dhe rininë të cilët kanë ndierë në palcë dhimbjen e largimit të bijve tanë më të mirë në emigracion, të cilat kanë vuajtur papunësinë, të cilat kanë vuajtur pamundësinë e shkollimit dhe arsimit të fëmijëve të tyre e më pas të punësimit të tyre me dinjitet. E pra, pas tetë vitesh dështime, tetë vitesh gënjeshtra e keqja përsëri merr guximin të trokas në dyert, në portat fisnike të Korçës dhe të korçarëve.

 

Advertisement

 

Kreu i opozitës garantoi të gjithë banorët që për 8 vite u gënjyen nga premtimi për legalizimet falas dhe e dëgjuan planin e Edi Ramës për t’ju marrë votën, për t’jua prishur pa dëmshpërblim 100 mijë shtëpi shqiptarësh, do të marrë fund me votën për numrin 9 më 25 prill.

 

Sot nga Korça dua dhe një herë të garantoj të gjithë banorët, të gjithë ata që për 8 vite me radhë u gënjyen nga premtimi për legalizimet falas dhe e dëgjuan planin e Edi Ramës për t’ju marrë votën, për t’ju mashtruar, për të mos ju legalizuar, për t’jua prishur pa dëmshpërblim 100 mijë shtëpi shqiptarësh, jetën, djersën, gjakun tuaj dhe të afërmve tuaj në emigracion, ky ka qenë dhe është Edi Rama i vërtetë. Kjo e keqe, ky dështim tani troketë për herë të tretë në portat e shqiptarëve. Shqiptarët ja kanë mbyllur dyert, Korça ja ka mbyllur dyert, Shkodra ja ka mbyllur dyert, Vlora, Durrësi dhe Tirana, mbarë Shqipëria, sepse zemrat e shqiptarëve thërrasin për ndryshim. Bashkë për ndryshim! E gjithë Korça, bashkë për ndryshim! Dhe ndryshimi po vjen me votën tuaj për numrin 9! Ne do të mundësojmë që jo vetëm të përmbyllim procesin e legalizimeve por dhe të riaktivizojmë ekonominë tonë duke hequr taksat abuzive, taksën mbi karburantin 240 për litër, i cili shtrohet në biftek tek Nusret-i. Faturat e kripura të energjisë, amnistinë e plotë për 350 mijë familje kulari i të cilëve rëndon 28 mijë lekë muaj për muaj, për të paguar luksin e qeveritarëve. Ulja e taksave, ulja e çmimit të energjisë dhe të naftës do ti japë korçarëve mbështetje, energji për të bërë atë që dine të bëjnë më së miri, punë të ndershme, mirëqenie, paga të larta, gëzim në familjet tona, dinjitet njerëzor, qytetari, pozitivistet.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy