Basha në Fier: Nuk i njohim zgjedhjet, shanset për bashkëpunim me hajdutin Rama janë zero

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha në Fier: Nuk i njohim zgjedhjet, shanset për bashkëpunim me hajdutin Rama janë zero

Lulzim Basha u ndal në Fier në turin e tij për të takuar demokratet pas humbjes së zgjedhjeve ne 25 prill.

Lideri i opozitës përsëriti akuzat ndaj mazhorancës se e ktheu 25 prillin në një  ditë vjedhjesh, më të madhen në 30 vite.

Sipas tij,  regjimi Rama-Doshi ka ndaluar përkohësisht ndryshimin që e duan të gjithë shqiptarët, edhe socialistët.

 

Advertisement

Padiskutim, pritshmëritë tona ishin më të larta. Padiskutim tmerri i kundërshtarit ishte në përmasat më të larta që ka patur ndonjëherë. Dhe kjo është arsyeja se pse betejës tonë qytetare dhe europiane me program, me ide, me zgjidhje, e cila preku çdo shtresë, çdo grup interesi, çdo moshë në çdo cep të këtij qarku dhe të gjithë Shqipërisë, Edi Rama dhe regjimi i tij ju përgjigj me shitblerje masive votash, me shkelje flagrante dhe kriminale të kodit zgjedhor, të vet atij kodi që votuan në mënyrë të njëanshme më 5 tetor, me punësime masive të paligjshme dhe të rreme. Që nga bashkia e okupuar, tek Alb-Petroli dhe çdo fushë tjetër. Me presione të tmerrshme kriminale ndaj administratës, ndaj biznesit, ndaj sipërmarrjes në tërësi, ndaj familjeve të qytetarëve, ndaj mësuesve, ndaj mjekëve dhe ndaj personelit shëndetësorë në tërësi. Si me angazhimin e zakonshëm të aradheve të kriminelëve, të cilët bënin natën të vetmen fushatë të Edi Ramës, blerjen e votave nën kërcënim derë më derë. Kjo është tabloja e qartë që është shpalosur tashmë anembanë vendit. Për herë të parë ndoshta në histori, demokrat e socialist janë të një mendje pavarësisht se njëra palë e thotë me zë të lartë, e tjetra me zë të ulët. Vullneti i qytetarëve më 25 prill u tjetërsua. U tjetërsua përmes përdorimit masiv të makinerisë shtetërore në kundërshtim flagrant me ligjin, u tjetërsua përmes vjedhjes dhe përdorimit si në kohët e sigurimit të shtetit të dhënave personale të qytetarëve për t’i intimiduar ata. U tjetërsua duke e nxjerr zbuluar atë që e di gjithë bota, e di gjithë Europa, e di Amerika, të cilët janë shprehur qartë për nevojën për ndryshim. Binomin Rama-Krim, regjimin Rama-Doshi i cili kësaj radhë ka lënë gjurmët e gishtave kudo. Jo vetëm në Shkodër, por kudo, nga Vermoshi në Konispol, edhe këtu në Fier. Se çfarë programi ofroi Tom Doshi fierakëve, këtë pres të ma shpjegojë zonja ose zotëria më i zgjuar i Fierit, qoftë socialist apo jo. Sigurisht që nuk ka nevojë për shpjegim.

 

Basha ishte i qartë kur deklaroi se masakra elektorale e 25 prillit nuk do të njihet.

 

Advertisement

25 prilli tregoi se demokratët pa asnjë mjet pushteti në dorë, vetëm me shpirtin e tyre janë në gjendje të bëjnë një mobilizim masiv dhe t’i kundërvihen një pushteti të tërë e ta çojnë në buzë të greminës gati për ta hedhur aty ku e ka vendin. Padiskutim me këtë vjen edhe  konkluzioni i dytë i cili besoj se nuk është sekret as  për strukturat tona dhe as për qytetarët shqiptarë, masakra elektorale e 25 prillit nuk do të njihet  rezultati i tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve, nuk do të pranohet. Për këtë nuk ka pikë diskutimi. Beteja do të vazhdojë, beteja do të vazhdojë pikërisht për ata të cilët e nisëm, jo për karrigen time, as të Enkelejdit e as të kandidatëve tanë të tjerë, jo për poste drejtorësh apo për tendera, apo për të hapur dyert e doganave  për kontrabandë apo  për të bërë aleancë me krimin. Jo, jo. Ky degradim, kjo dekadencë, ku degjenerim është për fatin  e keq të Shqipërisë sot sëmundja që ka mbërthyer për vdekje kundërshtarin tonë politik.

 

 

Kryedemokrati tha mes të tjerash se këtë beteje e nisi me shqiptarët dhe do ta vazhdoj vetëm për tad he për demokracinë.

Advertisement

 

 

Beteja jonë do të vazhdojë për shqiptarët, beteja jonë do të vazhdojë për  fierakët, beteja jonë do të vazhdojë për prindërit që duan t’i rrisin e t’i mbajnë fëmijët këtu. Beteja jonë do të vazhdojë për Shqipërinë dhe për demokracinë. Si do të vazhdojë kjo betejë? Në të gjitha  format, në të gjitha mënyrat, në çdo fushë beteje  Një gjë është e sigurt si drita e diellit sot fundi i kësaj beteje nuk mund të jetë  triumfi i regjimit Rama-Doshi, por përmbysja e këtij regjimi dhe fitorja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve.  Natyrisht nuk duhet të kemi asnjë iluzion se rruga që kemi përpara do jetë e lehtë dhe se orët dhe ditët e sakrificave kanë mbaruar. Është detyra ime t’ju shoh në sy e t’ju them që atë që kemi nisur së bashku krah për krah do ta vazhdojmë deri në fund. Por është po kështu detyra ime t’ju them se në këtë betejë keni vetëm një  garanci për sukses, të marrim me vete vullnetin e secilit prej atyre 680 mijë shqiptarëve që na besuan drejtpërdrejt me votë si dhe të qindra, mijëra të tjerëve vota të koalicionit tonë dhe të qindra, mijëra të tjerëve të cilët kësaj radhe u trysnuan dhe u detyruan të qëndrojnë në shtëpi apo të tjetërsojnë votën e tyre. Si do ta bëjmë? Shoh fytyrën e disa të rinjve që i kam parë edhe në fushatë, i kam parë në takimet e Fierit, të Levanit, të Divjakës, të Roskovecit, të Patosit, Mallakastrës, 20 vjeçarë. Ka qenë 12 vjeç kur regjimi erdhi në pushtet dhe jam krenar siç jeni edhe ju të gjithë krenarë, që këtë betejë nuk e kanë udhëhequr vetëm veteranët, qëndrestarët, aktivistët tanë të palodhur politikë, të cilëve fjalët e mirënjohjes nuk mjaftojnë për t’ju shprehur detyrimin që ju kemi, por për herë të parë, në një kohë të gjatë, kësaj beteje i ka prirë rinia. I ka prirë rinia, e cila për 8 vite kishte vetëm një rrugëdalje, largimin nga vendi.

 

Advertisement

 

Basha mohoi sërish zërat për bashkëpunim të mundshëm me Edi Ramën.

 

Edhe një herë, askush të mos ketë asnjë dyshim, rezultati i masakrës elektorale të 25 prillit është i papranueshëm dhe nuk do të pranohet kurrë. Shanset për të bashkëpunuar me hajdutin e shpresës së shqiptarëve, me njeriun, me regjimin Rama-Doshi, që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin që e duan të gjithë, po them të gjithë, edhe socialistët, shanset, pra, opsioni për të bashkëpunuar me këtë krim që u krye faqe gjithë shqiptarëve dhe botës, janë zero. Kush nuk e ka dëgjuar, le ta dëgjojë. Kush nuk e ka kuptuar, le të ngrejë dorën . Zgjedhjet nuk do të njihen, objektivi ynë politik është rrëzimi një orë e më parë i regjimit Rama-Doshi, me të cilin nuk do të ketë asnjë bashkëpunim, por vetëm betejë, asnjë minutë paqe deri në shporrjen e tij dhe deri në kthimin Shqipërisë shqiptarëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy