Lideri demokrat, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ikonës së teatrit, Edi Luarasi.

 

Me një postim në Tëitter, Basha shkruan se edhe në vitet e errëta të regjimit, Edi Luarasi ndriçoi në skenën shqiptare me talentin e saj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Me trishtim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistes së madhe Edi Luarasi. Edhe në vitet e errëta të regjimit Edi Luarasi ndriçoi në skenën shqiptare me talentin e saj. As diktatura nuk i’a errësoi dot shkëlqimin edhe pse u detyrua të largohej nga skena. Kjo ishte beteja e parë që humbi Edi Luarasi, por talenti dhe rolet e saj, qytetaria dhe eleganca që ajo i la vendit si artiste do të mbeten gjatë në memorien e shqiptarëve. Ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të afërmit e saj. U prehtë në paqe”, shkruan ai.