Lulzim Basha, zhvilloi këtë të shtunë një takim me mjekë për të diskutuar programin “Shqipëria fiton shëndetësinë”.

Kryedemokrati tha se kjo qeveri premtoi shëndetësinë falas por sot ky sector është sipas tij më keq se para 8 vitesh.

Ne nuk kemi asnjë premtimtha Basha, por vetëm angazhime të një plani i cili funksionon si i tërë.

Hapi i pare, sipas liderit të opozitës do të jetë finalizimi i projektit të kartës së pacientit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Parimi i planit tonë për shëndetësinë është: paraja ndjek pacientin. Pacientit do t’i jepet liria të zgjedhë ku duhet të drejtohet për të marrë shërbimin. Si shoqëri, harxhojmë më shumë para për shëndetësinë se çdo popull tjetër i Ballkanit. Prapëseprapë kujdesi shëndetësor është në parametrat më të ulët. Qytetarët shqiptarë do të marrin shërbimin e duhur duke paguar më pak.Hapi i parë, “Paraja ndjek pacientin” përmes kartës së pacientit.Hapi i dytë ka të bëjë me reformën e të gjithë hallkave që do ta japin këtë shërbim. E treta ka tё bёjё me ndaljen e hemorragjisё së personelit mjekësor.Situata në spitale është në kolaps total.Shkak për këtë mendësia e gabuar që ka çuar drejt centralizimit total.Sa më shumë është centralizuar menaxhimi, aq më pak ka shkuar paraja tek pacienti.

 

Lulzim Basha shtoi se sot paraja ka shkuar në koncesionet e famshme të shëndetësisë dhe te tenderat sekretë gjatë kohës së pandemisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";