Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me shoqatën e fasonëve të Shqipërisë.
Sipas liderit të opozitës, sektori i fasonëve është një nga sektorët kyç të ekonomisë shqiptare pasi punëson një numër madh personash.
Ai tha se mbi 15 mijë veta kanë humbur vendin e punës vetëm në sektorin e fasonerise.
Duke iu referuar programit ekonomik që PD shpalosi pak ditë më parë, ai tha se ajo që kemi prezantuar nuk është program mrekullish.Ai është program normalizimi dhe rimëkëmbje ekonomike. Taksa e sheshtë 9%, ulje e madhe e barrës fiskale. Çdo litër naftë do të jetë 240 lekë më lire.Rimbursimi i TVSH-së është kthyer në një ankth.
Basha shtoi se në fillim do te behet i mundur stabilizimi, pastaj rimëkëmbja e industrisë në tërësi dhe asaj te fasonerise ne vecanti.