Lulzim Basha, zhvilloi mëngjesin e kësaj të mërkure një takim me farmacistë dhe pacientë për të shpjeguar programin “Shqipëria fiton shëndetësinë”.
Kryetari i Partisë Demokratike tha mes të tjerash se cilësia e barnave ka marrë një goditje të fortë gjatë këtyre viteve.
Tregu i barnave, tha lideri i opozitës, është i hapur vetëm për mafian e ilaçeve që importojnë ilaçe të pasigurta.
Lulzim Basha, shton Vizion Plus, tha mes të tjerash se programi është rezultat i konsultimeve me të gjithë aktoret e sektoreve të ndryshëm, në këtë rast farmacistët.
Basha shtoi se programi i PD protokolle dhe ilaçe të rimbursuara për të gjitha sëmundjet.
Ndryshimet ligjore do të garantojnë sigurinë e ilaçeve. Ushtrimi i kontrollit për të zbatuar këto ligje, pjesa tjetër e këtij vullneti.Problemet më të mëdha kërkojnë vullnet politik për t’i zgjidhur.Më 25 prill fiton pacienti, farmacistët, fiton Shqipëria.
Shqiptarët, shtoi lideri i opozitës, sot paguajnë më shumë se çdo qytetar i Ballkanit ndersa pandemia nxori zbuluar sistemin e falimentuar shëndetësor.