Partia Demokratike ka kërkuar largimin e deputetes Albana Vokshi nga Komisioni i Shëndetësisë.
Mësohet se PD ka depozituar kërkesën për largimin e Vokshit, në Kuvend. Pas Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, kreu i PD, Lulzim Basha me “dorë të hekurt” po heq mbështetësit e Berishës.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Kujtojmë se Basha largoi Belind Këlliçin nga kryetari i Forumit Rinor dhe më pas Albana Vokshin nga Lidhja Demokratike e Gruas. Pak kohë më parë Lulzim Basha, shkarkoi nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Flamur Nokës i cili po ashtu është mbështetës i Berishës.