![Basha “me dorë të hekurt”/ Kërkon largimn e Vokshit nga Komisioni i Shëndetësisë](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/11/Basha-vokshi-compressor-e1537600422630-601x400.jpg)
Partia Demokratike ka kërkuar largimin e deputetes Albana Vokshi nga Komisioni i Shëndetësisë.
Mësohet se PD ka depozituar kërkesën për largimin e Vokshit, në Kuvend. Pas Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, kreu i PD, Lulzim Basha me “dorë të hekurt” po heq mbështetësit e Berishës.
Advertisement
Kujtojmë se Basha largoi Belind Këlliçin nga kryetari i Forumit Rinor dhe më pas Albana Vokshin nga Lidhja Demokratike e Gruas. Pak kohë më parë Lulzim Basha, shkarkoi nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Flamur Nokës i cili po ashtu është mbështetës i Berishës.