“Basha mburret me punët e Berishës”/ Julian Deda: Liberalizimi i vizave ndodhi në kohën kur ti i shkoje si çerr për të dalë në foto me të

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Basha mburret me punët e Berishës”/ Julian Deda: Liberalizimi i vizave ndodhi në kohën kur ti i shkoje si çerr për të dalë në foto me të

Anëtari i PD, Julian Deda ka reaguar pas një postimi të kreut të PDm Lulzim Bashës në rrjetet sociale, për liberalizimin e vizave në 15 dhjetor 2010.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Julian Deda shkruan se Basha po mburret me punët e Berishës. Sipas Dedës, “liberalizimi i vizave ndodhi në kohën kur Basha shkonte si çerr pas Sali Berishes, për të dalë në foto me të”.

 

Advertisement

“Hidhini një sy facebookut të Lul bravës, po mburret me punët e Doktorit. Liberalizimi i vizave ndodhi në kohën kur ti i shkoje si çerr Sali Berishes nga prapa për të dalë në foto me të. Pastaj ai të merrte përdore dhe të jepte merita që ti kurrë nuk i meritove. Kështu ndodhi edhe kur hymë në NATO, merita jote e vetme është se me buzëqeshjen tende (false) shërbeje shumë mirë si sfond i një njeriu të suksesshem. Liberalizimi i vizave është vërtetë një ngjarje e madhe, nje kulm historik, por mos e bëj pis, mor pis..!”-shkruan Julian Deda.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy