Basha lëshon akuzën e fortë: 30% e karburantit hyn kontrabandë në Shqipëri, do bëjmë kallëzim në SPAK

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha lëshon akuzën e fortë: 30% e karburantit hyn kontrabandë në Shqipëri, do bëjmë kallëzim në SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, bëri një akuzë të fortë në bashkebisedimin me gazetaret ne seline blu.

Ai tha se e 30% e karburantit në vend hyn kontrabandë në Shqipëri.

 

Basha theksoi se për këtë PD, po përgatit një kallëzim penal në SPAK.

Advertisement

 

“30% e karburantit hyn kontrabandë në Shqipëri! Të gjithë e dinë se është fakt. Janë qindra milionë euro që nuk hyjnë në arkën e shtetit. Ku shkojnë këto para, sepse nuk shkojnë as për rroga, as për pension. Që nga dje PD ka nisur hartimin e një kallëzimi penal që do ta depozitojë në SPAK me shpresën dhe urimin që mos të përfundojë në dhomën e pluhurave”, tha kryedemokrati.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy