
Lulzim Basha shpërndau një mesazh në twitter duke përkujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit të 2001 në SHBA.
Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës. I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit, dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan. Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e vecantë mes dy kombeve tona.
Advertisement
Në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona.