Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar 16-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

 

Duke e quajtur “arkitekt të pavarësisë së Kosovës”, lideri demokrat shkruan se Rugova mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne përulemi me mirënjohje të thellë kombëtare në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, para emrit dhe veprës së përjetshme të Ibrahim Rugovës, simbolit të përpjekjeve të Kosovës për pavarësi dhe shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Europës moderne. Arkitekti i pavarësisë së Kosovës mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar. Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale, shndrin si arritja më e madhe e një lëvizjeje politike paqësore, e mishëruar sot në shtetin e pavarur të Kosovës.”