Basha: Koha për ndryshim, kjo qeveri i ka ditët e numëruara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha: Koha për ndryshim, kjo qeveri i ka ditët e numëruara

Lulzim Basha gjatë një prononcimi për gazetarët jashtë selisë blu u fokusua tek debate mbi vaksinat Covid-19, transparencen mbi origjinen dhe koston e tyre si dhe në mënyrë të vecante sasinë dhe kohën që ata do të vijnë në vendin tonë.

 

Kryedemokrati tha se është në komunikim me autoritetet e BE për këtë cështje kaq të rëndësishme. Teksa tha se Shqipëria I është mirënjohese BE-së për mbështjen e pakursyer, shtoi se vonesa e sigurimit të vaksinave është dështim I Edi Ramës dhe jo faj i BE.

 

Advertisement

Lideri i opozitës tha se për 97% e shqiptarëve taksat u rritën, pasi Tirja i qeverisë , sic e quan ai Ramën, u ka marrë paratë shqiptarëve dhe ia ka cuar vetëm një grushti miqsh.

 

Ditët e kësaj qeverie, të numëruara, shtoi Basha.

 

Advertisement

Është koha për ndryshim. Ne, një plan për ringjalljen e ekonomisë.Bashkë me BE, do të ringremë sipërmarrjen shqiptare.Ka shpresë, ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e rritjes dhe zhvillimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy