Basha: Kjo reformë territoriale u konceptua për të vjedhur qytetarët shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha: Kjo reformë territoriale u konceptua për të vjedhur qytetarët shqiptarë

Në tryezën e konsultimeve me ekspertë për Reformën Territoriale, kryedemokrati Lulzim Basha theksoi se dështimi i kësaj reformë ishte e paralajmëruar.

 

Me reformën aktuale, sipas tij, është dobësuar roli i qeverisjes vendore, teksa solli si shembull çështjen e inceneratorëve.

 

Advertisement

“Nuk do jenë në fokus vetë konsultimet ne tryeza por edhe me qytetarët. PD është prijësja e këtij procesi të një reforme të re territoriale dhe të jetë një proces kombëtar, jo partizan.  Ajo që pamë nga anketa e kryer, ne nuk jemi duke studiuar pasojat e një aksidenti që na ndodhi, por për fët të keq është rasti i i një dështimi të paralajmëruar.   Duhet një liri e plotë fiskale të pushtetit vendor për të mbledhur këto taksa dhe vënë në dispozicion të qytetarëve. nëse i qëndrojmë centralizmit të taksave atëherë të ndahet në mënyrë të tillë që përgjegjësit që ia delegoni pushtetit vendor ta delegosh bashke me kompetencat dhe bashkë me fondet dhe jo të lani duart dhe kjo ka ndodhur. Qeveria thotë se kjo është përgjegjësi e pushtetit vendor, por nuk i jep asnjë kompetencë”, tha Basha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy