Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot kryetarin e PD Lulzim Basha se ka “plaçkitur” kartat e anëtarësisë së demokratëve, me qëllim që të mos i lejojë të votojnë në referendumin për shkarkimin e tij.
Sipas Berishës, Basha ka informuar anëtarësinë që të paraqiten me karta ndërsa ua ka mbledhur duke mos ua kthyer.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Basha ka bërë një krim elektoral. Ka informuar anëtarësinë që të paraqiten me karta. Ua ka mbledhur kartat dhe nuk ua ka kthyer kartat e anëtarësisë. Është akt që ngjitet në nivelin e krimit elektoral. Por garantoj se ata të gjithë do votojnë. Nuk ka ndodhur kurrë që të plaçkiten kartat e anëtarësisë. Por, mesa duket e ndiente që “gjykatësi” do ta kërkonte për ato që ka bërë.-tha Berisha.