Nga Shkodra e njohur si bastion i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka garantuar se pas 25 prillit nuk do të ketë koalicion me kreun e PS Edi Rama.
Basha ka replikuar në distancë me rivalin politik, raporton Vizion Plus, duke theksuar se qytetarët do ta largojnë me votë kryeministrin Rama.
LULZIM BASHA
KRYETAR I PD
“Nuk ka asnjë shans që shqiptaret të bëjnë atë që do bëjnë në një shoqëri normale. Edi Rama do të largohet PD dhe koalicioni ynë do të qeverisë vendin.”
Basha ka akuzuar kryeministrin Rama për lidhje me krimin, por nuk ka lënë pa shigjetuar edhe Jozefina Topallin e cila garon në Shkodër me partinë “Lëvizja për Ndryshim”
“Fushata jonë është bashkim, natyrisht duke mos u gënjyer nga asnjë fasadë e Edi Ramës.”
Gjatë vizitës në Shkodër Basha ka zhvilluar një takim me figura të njohura të qytetit të cilëve u ka premtuar ndryshimin e modelit të qeverisjes.
LULZIM BASHA
KRYETAR I PD
Advertisement“Problemi më i madh dhe kryesor i njerëzve është ekonomia, papunësia është rrit në nivele të frikshme, është varfëria që ka arrit nivele ekstreme është kostoja e jetës që është bërë e papërballueshme, janë taksat të cilat janë më të lartat në Ballkan, përfshi këtu dhe taksat e karburantit. A ka mundësi një vend me fuqi blerëse në Europë ta ketë karburantin më të shtrenjtë në botë, barazi me Suedinë dhe Singaporin. Pra prioriteti i parë është ekonomia dhe ndaj unë e kam vendos gjithë fokusin e planit e programit te ekonomia.”
Lideri i opozitës Basha ka premtuar edhe një qasje ndryshe ndaj pandemisë.
“Po hartojmë një plan të veçantë për rimbursimin e të gjithë atyre që janë kuruar në shtëpi sepse paratë që kanë harxhuar i kanë zhytur në borxh të thellë dhe po fillon të ndihet kjo, një ekonomi që ka qenë në krizë po fillon të ngrihet, si me thënë fundi i fundit dhe s’mund ta lejojmë këtë prandaj do të hartojmë një paketë të veçantë për rimbursimin e vërtetë të të gjithë atyre që janë zhytur ekonomikisht, janë mijëra familje që janë në faliment ekonomik”
Por pavarësisht pandemisë së koronavirusit Basha në Shkodër ka mbledhur qindra qytetarë, edhe pse ai vetë është kujdesur të bëjë apel për mbajtjen e maskave dhe ruajtjen e distancës.