Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur para gazetarëve.
Ai ka thënë se interesi i shqiptarëve është parësor dhe sipas tij, PD i shërben këtyre interesave. Basha më tej theksoi se “demokratët mish për top nuk i përdor dot askush”.
“Mbi interesat e gjithkujt është ai i Shqiptarëve, PD do i shërbej këtyre interesave, demokratët mish për top nuk i përdor dot askush”, tha Basha.
Advertisement