Basha i përgjigjet Berishës: Do luftojmë lidhjet e politikës me krimin, duan apo nuk duan non grata të shpallur apo të pashpallur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha i përgjigjet Berishës: Do luftojmë lidhjet e politikës me krimin, duan apo nuk duan non grata të shpallur apo të pashpallur

Kreu i PD, Luzlim Basha i është përgjigjur deklaratave të ish kryeministrit Sali Berisha.

 

Basha thekson se PD do të luftojë lidhjet e politikës me krimin e korrupsionin, duan apo nuk duan non grata të shpallur apo të pashpallur.

 

Advertisement

“Ndaj një gjë dua ti siguroj gjithë shqiptarët përmes jush, përmes mediad shqiptare, unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge në këtë rast por të drejtësisë në përgjithësi dhe do të vazhdojmë të jemi pro aktive në luftën kromit të organizuar, kundër lidhjes së politikës me krimin, korrupsionit, duan apo nuk duan të dyshuarit, të pandehurit, të korruptuarit, non grata e shpallur apo të pashpallur.

 

Punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH kanë dhe do kenë mbështetjen e plotë të PD për të ecur përpara me hetimin e çështjeve nën juridiksionin e tyre. Nuk janë vartësit e askujt përveç ligjit shqiptar kushtetutes dhe taksapaguesve shqiptar. Dhe një herë deklaroj mbështetjen e plotë ndaj tyre për të kryer detyrën në një luftë shumë të rreptë me krimi e organizuar sepse është bërë e tillë fale bashkëpunimit të qeverisë, të pushtetit dhe politikave të korruptuar dhe lidhur me krimin e organizuar”, shkruan Basha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy