Basha hidhet në sulm: Rama-Berisha-Meta janë bashkë, duan të mbajnë peng Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha hidhet në sulm: Rama-Berisha-Meta janë bashkë, duan të mbajnë peng Shqipërinë

Lulzim Basha zhvilloi një takim me demokratët e degës 2 në Tiranë.

 

Kreu i PD gjatë fjalës së tij sulmoi Ramën-Berishën dhe Metën duke thënë se ata janë bashkë dhe kanë për qëllim ta mbajnë Shqipërinë peng.

 

Advertisement

Sipas Bashës, njëri kordinon sulmin mbi PD, tjetri financon foltoren, tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e PD. Të tre kanë të njëjtin hall, të tre duan ta mbajnë Shqipërinë peng.

 

Në qoftë se kemi mësuar diçka në këto muaj, të gjithë të tjerët janë bërë bashkë me Edi Ramën. I patë mbrëmë si flasin njësoj, mbajnë të njëjtat qëndrime, përdorin të njëjtat terma, kanë të njëjtën gjuhë, i bashkon i njëjti hall, që nuk është halli i shqiptarëve, është halli i karrigeve të tyre personale, i fatit të tyre personal. Në raport me atë që i kanë hyrë në hak shqiptarëve. Njëri koordinon sulmin kundër Partisë Demokratike, tjetri e financon Foltoren dhe flet me gjuhën e Foltores edhe në Parlament, edhe në qeveri, edhe në ekran, tjetri e zbaton planin për të shkatërruar Partinë Demokratike. Edhe ata janë bashkë, mos keni iluzione. Hiqni çdo iluzion. Janë bashkë, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, janë të tre bashkë, janë bashkë prej hallit që i lidh bashkë, dhe janë bashkë për të shkatërruar Partinë Demokratike. Mos keni asnjë iluzion. Sigurisht që nuk kanë për t’ia arritur, përkundrazi, ajo që shoh dhe prek me sytë e mi, pa pasur nevojë për ndërmjetësimin e ekranit, është një vendosmëri në rritje e demokratëve, një vetëdije në rritje të demokratëve. Kjo parti, quhet Partia Demokratike, ka kaluar edhe periudha të vështira, por përbëhet nga demokratë.

 

Advertisement

Lulzim Basha tha se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy