Këshilli Kombëtar i PD, u hap me fjalën e Lulzim Bashës I cli I kërkoi 7 mijë delegateve që të mbanin një minutë heshtje për të gjithë viktimat e Covid-19 në vendin tonë.
Kryedemokrati rënditi një sërë akuzash ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama, duke e justifikuar humbjen në 25 prill me të ashtëquajturën masakër elektorale që sipas tij ishte e shtrire në kohë.
Për këtë arsye, shtoi Basha, PD depozitoi në organet ligjzbatues emijëra dokumente që vërtetonin sipas tij, përgatitjen për vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve ne vend.
Ai tha se PS vodhi të dhënat private të qytetareve dhe ngriti sistemin e patronazhisteve për të blerë dhe vjedhur votat.
Basha shtoi se Partia Demokratike doli me koken larte nga masakra elektorale e 25 prillit pasi nuk hoqi dore nga mjetet e ndershme per te fituar zgjedhjet.
Edhe pse 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë, edhe pse çdo padrejtësi që mund të bëhej, u bë për të penguar ndryshimin, ne dolëm më të fortë dhe më të bashkuar, sepse të gjithë bashkë luftuam me mish dhe me shpirt për të ndezur besimin dhe shpresën e njerëzve se një Shqipëri më e mirë është e mundur.Jo duke përdorur mjetet dhe modelin e Edi Ramës, por duke e përbuzur dhe refuzuar atë.Ne nuk hoqëm dorë nga mjetet e ndershme për të bërë politikë. Nuk u stepëm nga propaganda e shtrenjtë dhe meskine e regjimit, as nga llumi i krimit që sot është garniturë e një kryeministri ilegjitim, as nga oligarkët që si shushunja i janë turrur trupit të drobitur të Shqipërisë.
Ne luftuam dhe besuam, sikurse ende besojmë, se mund t’i ndryshojmë gjërat në këtë vend pa u bërë më të këqij, më të pabesë dhe më të korruptuar se Edi Rama.
Në Këshillin Kombëtar 7 mijë delegate do të votojnë për 300 anëtarët e rinj.Po ashtu do të votohen edhe ndryshimet në statut të propozuara nga Basha.