Basha fillon lëvizjet/ Ndryshon Kryetarin e Grupit Parlamentar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha fillon lëvizjet/ Ndryshon Kryetarin e Grupit Parlamentar

Kreu i PD, Lulzim Basha ka ndryshuar kreun e grupit parlamentar.

 

Gjatë fjalës së tij më mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Basha ka bërë me dije se me një vendim të përbashkët të tijin dhe të Kryetarit të Grupit Parlamentar Alfred Rushaj, kanë vendosur, që drejtimi i Grupit, , t’i kalojë Enkelejd Alibeaj.

 

Advertisement

“Fillimisht dua tju informoj se me një vendim të përbashkët timin dhe të Kryetarit të Grupit Parlamentar z. Alfred Rushaj, kemi vendosur me dakordësi, që drejtimi i Grupit, me sfidat e reja që kemi përpara, t’i kalojë z. Enkelejd Alibeaj.

Edhe pse z. Rushaj nuk është sot prezent në mbledhje për arsye shëndetësore, unë dua ta falenderoj atë për gjithë punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe bashkërisht jemi duke punuar për një projekt të përbashkët politik për të ardhmen, që ndihmon dhe con përpara sfidat që ka PD”, tha Basha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy