Partia Demokratike ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për mbrojtjen e kryetarit të PD, Lulzim Basha nga Garda e Repulikës.

Në reagimine PD, theksohet se Rama ka bërë gjithcka për të hequr vëmendjen nga situata dhe për të bërë diversion. SIpas PD, Garda e Republikës ruan Kryetarin e opozitës të paktën që prej 2007/.

“Nëpër disa media Edi Rama ka propaganduar sot se Garda e Republikës do të mbroka Kryetarin e opozitës. Gjithçka për të hequr vëmendjen nga situata dhe për të bërë diversion. Të paktën që prej 2007, Garda e Republikës ruan Kryetarin e opozitës, sipas ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave . Për pasojë, edhe kryetari i PD, gjatë gjithë kohës, pa asnjë ndërprerje, ka qenë nën ruajtjen e Gardës së Republikës, siç legjislacioni në fuqi ka parashikuar”, thuhet në reagimin e PD.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";