Listat e PD sikurse pritej kanë prodhuar jo pak surpriza.
Lulzim Basha ka djegur pothuajse gjysmën e grupit parlamentar që doli nga zgjedhjet e 2017, raporton Vizion Plus, dhe më konkretisht emrat e mëposhtëm:
Klevis Balliu, Genc Pollo, Florian Mima, Romeo Gurakuqi,Lorenc Luka, Izmira Ulqinaku, Xhemal Gjunkshi, Andon Frrokaj, Endri Hasa, Luciano Boci, Halim Kosova, Genc Strazimiri, Fatbardha Kadiu, Nadire Mecorapaj, Astrit Veliaj, dhe Hekuran Hoxholli .
Jo vetëm kaq, por kryedemokrati, sic raporton Vizion Plus nuk i ka besuar as pjesës dërrmuese të anëtareve të kryesise duke lënë jashtë ose duke vënë në pozicione aspak të sigurta ose humbesë shumë prej tyre, konkretisht:
Ivi Kaso, Çlirim Gjata, Arben Kashahu, Enno Bozdo, Fatbardh Kadilli, Arben Ristani, Dorian Teliti, Gazment Koduzi.
Jashtë listave ka mbetur edhe ish President Bujar Nishani që mesa duket e ka pasur zgjedhje të vetën.
Bie në sy, bën të ditur Vizion Plus, edhe thyerja e vendimeve të komisionit “Ruli” për disa emra që nuk duhej të ishin kualifikuar si: Ervin salianji, Tritan Shehu, Luan Baci, Lindita Metaliaj dhe Ferdinand Xhaferraj .
Ndërkohë në listë janë disa ish kryebashkiake duke nisur nga Ramadan Lika i Malësisë së Madhe, Zef Hila i Vaut të Dejës, por edhe Bledion Nallbati dhe Xhelal Mziu,./ Vizion Plus.