Basha çon “listat” në Kushtetuesë: Rama e Berisha janë bashkë, ndëshkojini me votë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha çon “listat” në Kushtetuesë: Rama e Berisha janë bashkë, ndëshkojini me votë

Një ditë pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, deputeti Lulzim Basha ka lajmëruar se do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar modelin e hapjes së listave të kandidatëve për deputet. Në një konferencë për gazetarët, Basha theksoi se mbyllja e 1/3 së listës së kandidatëve për deputet bie ndesh me ligjin themeltar të shtetit

 “Ekipi i juristëve tanë në bashkëpunim me ekspertë të njohur po vlerëson anti-kushtetueshmërinë  e aktit të djeshëm e po përgatit dërgimin e dosjes së Gjykatën Kushtetuese”

Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha për pazar për interesin e tyre personal.

 “Nuk ishte një votë thjeshtë kundër hapjes së listave, por një votë për të thënë që jemi mirë kështu. Jemi mirë me një qeveri të korruptuar që vjedh zgjedhjet”

Advertisement

Një ditë më parë edhe nisma Thurje paralajmëroi se do të godasë në gjykatën kushtetuese, ndryshimet e miratuara nga parlamenti në lidhje me hapjen e listave të kandidateve për deputet./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy