Astrit Patozi mendon se urimet në kohë rekord të ndërkombëtareve për qeverinë Rama tregojnë qartazi,sipas tij, se ku e kanë kanë cuar opozitën Basha-Rama dhe Meta.
Ish nënkryetari i PD, shkruan se aleatet strategjike e përgëzuan Ramën të gjithë në sinkron dhe kjo dëshmon se pavarësisht mëkateve të mëdha të Kryeministrit Rama, sërish ai është më I preferuar sesa treshja opozitare Meta-Berisha-Rama.
MJAFTON KAQ PËR TA KUPTUAR…
Për të kuptuar se çfarë i kanë shkaktuar opozitës treshja Basha-Berisha-Meta mjafton të shikosh se me çfarë shpejtësie, me çfarë sinkronizimi dhe me çfarë dashurie i shprehën urimet qeverisë së re të gjithë aleatët strategjikë të Shqipërisë.
Dhe të mendosh që është i njëjti kryeministër, si më 2013, ashtu edhe më 2017, madje me një mal mëkatesh më shumë se atëherë, kur u betua për herë të parë si shef i ekzekutivit të këtij vendi.