Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar ish kryeministrin Berisha dhe kryemi nistrin Rama se janë të bashkuar për një interes, dobësimin e opozitës.
Para mediave, Basha u shpreh se Rama dhe Berisha duhet të jenë e shkuara.
Advertisement
“ Berisha ngaqë është shpallur non grata thotë më mirë mos të ketë PD dhe ka bërë të qartë që në këtë qëllim është i bashkuar me Edi Ramën. Duan të dobësojnë opozitën. Këta duhet të jenë e shkuara, në mendjen time janë e shkuara, në mendjet tona janë hallet e shqiptarëve. Kjo është përplasja. Një pakicë që do ta mbajë Shqipërinë kështu siç është dhe një shumicë që po pret zgjidhje”, tha Basha.