Sipas Edmond Spahos, votimet e 6 marsit konfirmuan opozitën e vërtetë në Shqipëri.

 

Spaho u ndal veçanërisht te fitorja që koalicioni “Shtëpia e Lirisë” mori në Shkodër, më kandidatin Bardh Spahia.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pas 11 dhjetorit të vitit të shkuar, ku ne u konfirmuam si mazhorancë në parti me një diferencë të dukshme, erdhi radha të konfirmoheshim si opozita reale. Vota e 6 marsit ka vlerë sepse konfirmon opozitën e vërtetë në Shqipëri. Hymë në kushte shumë të vështira. Ne ishim pa logo, pa zyra, pa mundësi për të bërë një përgatitje të gjithanshme, siç ndodh në zgjedhjet normale. Padiskutim, edhe me probleme të brendshme. Qytetarët e dhanë verdiktin e tyre. Fitorja në Shkodër është një gëzim i madh për qytetarët sepse tregoi që opozita fitoi edhe në kushte të vështira. Ka shpresë për të ardhmen”, deklaroi Spaho në “Vizion Plus”.

 

Sakaq, këmbënguljen e Bashës për të mos hequr dorë nga drejtimi i partisë pas humbjeve të njëpasnjëshme, e quajti një barrë të madhe për opozitën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk besoj që mund të ketë politikan në botë që thotë unë nuk kam humbur asnjë betejë, është një barrë e madhe për opozitën, qëndrimet e tij na çuan në këtë gjendje.”