Zgjedhjet për kryetarin e bashkisë se Kukësit në 24 shtator shënojnë betejën e parë elektorale të Lulzim Bashës pas rikthimit në krye të partisë demokratike.

 

Sot është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve, por Lulzim Basha ende nuk ka një vendim nëse do të marrë pjesë apo jo në këto zgjedhje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Burime pranë PD bëjnë me dije se Basha ia ka lënë degës së PD në Kukës vendimmarrjen për këto zgjedhje dhe mësohet se kryesia është mbledhur për të vendosur nëse logoja e PD do të ketë kandidatin e saj apo jo.

 

Pak javë më parë demokratët që mbajnë logon e PD në Kukës dhe demokratët e drejtuar nga Berisha tentuan për të pasur një kandidat të përbashkët, por negociatat dështuan dhe Berisha zgjodhi kandidatin e tij për bashkinë e Kukësit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dje lideri i opozitës regjistroi Emri Vaten si kandidat për bashkinë e Kukësit, ndërkohë që socialistët regjistruan zyrtarisht Albert Halilaj si kandidatin që do të kërkojë të fitojë sërish bashkinë e Kukësit.