Kryetari i PD Lulzim Basha ka shfrytezuar ditelindjen e gazetes “Rilindja Demokratike” per te akuzuar qeverine Rama, se e ka shnderruar shqiperine ne “delen e zeze” te Europes per lirine e medias.
Ne nje postim ne rrjetet sociale basha ka theksuar se gjate qeverisjes socialiste, mediat janë gjobitur dhe diskriminuar financiarisht, ndersa gazetarët janë burgosur dhe dhunuar.
“Angazhimi im i parë në funksion të lirisë së fjalës së lirë pas 25 prillit do të jetë anullimi i ligjit të censurës që qeveria në ikje ka përgatitur dhe do ta miratojë” – ka premtuar Basha.
Sipas tij, qeverisja e re e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të punojë ngushtë me gazetarët dhe organizatat për lirinë e medias dhe për të miratuar statusin e gazetarit në bazë të cilit funksionon sot profesioni i gazetarit në vendet e BE.