Sekretari i PD Gazment Bardhi, ka deklaruar se sulmi i sotëm i ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj SHBA është solidarizim me non gratat e Edi Ramës.

Bardhi ka përmendur ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, dhe ish deputetin Tom Doshin, teksa Berishën e cilëson si shef politik i 6 kandidatëve të tjerë të Shtëpisë së Ilir Metës.

“2 nga 3 palët në këto zgjedhje, PS dhe “Shtëpia e Ilirit” kanë mbrapa njerëz të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.
Vangjush Dako është shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Durrës. Tom Doshi, është shefi politik dhe drejtues i fushatës së kandidates së PS në Shkodër. Sali Berisha është shefi politik i 6 kandidatëve të tjerë të Shtëpisë së Ilir Metës.

Sulmi i sotëm ndaj SHBA është solidarizim me non gratat e Edi Ramës. Hall i përbashkët, sjellje e përbashkët“, shkruan Bardhi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";