Bardhi: Padi në SPAK për Nikollën, lejoi gardistët me armë në Kuvend! Garda: Nuk është e vërtetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bardhi: Padi në SPAK për Nikollën, lejoi gardistët me armë në Kuvend! Garda: Nuk është e vërtetë

Deputeti i PD Gazment Bardhi lajmëroi sot se do të bëhet një kallëzim penal në SPAK për Lindita Nikollën për shpërdorim detyre, duke hedhur pretendimin se punonjësit e Gardës ishin të armatosur në Kuvend.

 

Shprehim indinjatën për sjelljen e Nikollës e cila ka lejuar futjen në sallë pa patur asnjë situatë të punonjësve të gardës që kanë qenë të armatosur”, tha Bardhi.

 

Advertisement

Por ka qenë vetë Garda, e cila në një njoftim për media tha se kjo gjë nuk është e vërtetë.

 

Lidhur me pretendimin e disa deputetëve të opozitës, se punonjës të Gardës në seancën parlamentare kanë qenë me armë në sallë, Garda e Republikës sqaron se:

 

Advertisement

Ky pretendim është tërësisht i pa vërtetë.

 

Asnjë prej punonjësve të Gardës së Republikës, siç parashikon baza ligjore në fuqi, nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri brenda sallës ku zhvillohen punimet. 

 

Advertisement

Garda e Republikës mbetet e vendosur të ushtrojë gjithë përgjegjësitë dhe detyrat e ngarkuara, në funksion të garantimit të ligjit”, thuhet në reagimin e Gardës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy