Ish anëtari i kryesisë së PD, Arben Ristani ka folur lidhur me Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

 

Në studion e lajmeve në Vizion Plus, Ristani theksoi se ky Kuvend nuk ka të bëjë me shpalljen “non grata” nga SHBA të Berishës. Ai theksoi se Kuvendi i 11 dhjetorit ka të bëjë me nevojat e rithemelimit të PD dhe me shkarkimin e kryetarit, Lulzim Basha.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kuvendi nuk ka të bëjë me konfliktin në raport me shpallejn “non grata” të Berishës. Ka të bëjë më nevojat e rithemelimit të PD dhe me shkarkimin e kryetarit. Zgjedhja e kryetarit të ri ende nuk është në axhendë, gara nuk është hapur. Nëse Berisha do të jetë në garë dhe demokratët do e zgjdhin kryetar, vullneti i demokratëve vetëm duhe respektuar”, u shrpeh Ristani.

 

I pyetur mbi deklaratat e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi si dhe listën me emra të delegatëve që mbështesin 18 dhjetorin, Ristani i cilësoi si “deklarime qyfyrexhinjsh”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ato janë deklarime qyfyrexhinjsh në një vend qyfyresh sepse demokratët do të vijnë nesër. Nesër në datën 11 në shesh të burrave për të zhvilluar takimin e tyre, vendimarrjen e tyre dhe për të vënë në brazdë PD”, tha Ristani.

 

Përsa i përket çështjes së vulës dhe siglës, Ristani nënvizoi: Të gjitha çështjet i zgjidh Kuvendi, ai është sovrani dhe ai sigurisht do të vendosë për çdo aset që ka PD. Sic janë vula apo sigla.

Nuk ka asnjë rrezik, Kuvendi në rast se do të vendosë shkakrimine k ryetarit dhe kryesisë ilegjitime do të ngargojë një grup drejtuese e cila do të drejtoje PD deri në zgjedjet e afera që do të zhvillohen. DUhet një kohë sepse do ta fillojnë nga baza e çdo dege të PD duke shkuar të zgjedhja e kryetarit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";