Bardhi nxjerr shifrat: Sa delegatë firmosën për Kuvendin e datës 18

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bardhi nxjerr shifrat: Sa delegatë firmosën për Kuvendin e datës 18

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka publikuar shifrat e delegatëve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e PD, të thirrur në 18 dhjetor.

 

Bardhi ka konfirmuar se për Kuvendin e datës 18 kanë firmosur 5259 delegatë. Ai  theksoi se 69% e demokratëve kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha.

 

Advertisement

“Pas një rrëmuje disa mujore me gjoja kërkesën për thirrjen e Kuvendit të PD, në ditën ku do të duhej të dorëzohej kërkesa zyrtare pranë institucioneve, u krye një proces tallje me demokratët. Duke vlerësuar këtë situatë me 5 nëntor u vendos mbledhja e Kuvendit me 18 dhjetor.

 

Gjuha dhe retorika përçarëse e Berishës vazhdoi edhe pas vendimit të Kryesisë. Unë dua të falenderoj çdo kryetar të deges së PD në këtë komunikim për komunikimin intensiv me strukturat dhe anëtarët e partisë. Edhe pse Kryesia vendosi thirrjen e Kuvendit, iu bë thirrje anëtarëve të mos marrin pjesë në Kuvendin e tyre Kombëtar.

 

Advertisement

Anëtarët kanë konfirmuar masivisht pjesëmarjen në Kuvendin e PD. Secili prej tyre ka nënshkruar nën prezencën e një zyrtari të partisë ku konfirmojnë pjesëmarrjen. Kësaj thirrje përçarëse nuk i janë përgjigjur 5259 anëtarë të Kuvendit ose 69% e tyre. 1146 anëtarë të Kuvendit nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e thirrur me 18 dhjetor. Në 11 degë për shkak se kryetarët e degëve nuk janë përfshirë procesi i njoftimeve ka nisur me vonë”– tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy