Bardhi me të rinjtë në Cerrik: Ndryshoni Shqipërinë në 25 prill

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bardhi me të rinjtë në Cerrik: Ndryshoni Shqipërinë në 25 prill

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, ishte me të rinjtë e Mollasit në Cërrik, ku ndau me ta idetë për politikën dhe angazhimet që opozita ka marrë.

Bardhi u shpreh se nuk është fjala në këto zgjedhje vetëm për një betejë politike, por është momenti për të ndryshuar modelin.

Ai i ftoi të rinjtë të qëndrojnë, të marrin fatin e vendit në dorë me 25 prill, dhe më tej, të monitorojnë e të bëjnë trysninë e duhur ndaj tij dhe ndaj kujtdo politikani, për realizimin e objektivave dhe prioriteteve që ata kanë.
Sipas Bardhit duhet të vendoset standardi, që kush nuk punon, të ndëshkohet me votë.

“Besoj fuqimisht se ndryshimi do të vijë përmes angazhimit të të rinjve. E di që pjesa dërrmuese prej jush e kanë humb besimin që në Shqipëri mund të jetohet, apo se keni dilema, të rrini këtu apo të ikni.Ne nuk jemi një vend i humbur në një cep të botës, por kemi shumë pasuri dhe potencial për t’i krijuar çdo të riu një mundësi, një perspektivë.Shiheni 25 prillin jo si beteje politike mes partive, por si moment të rëndësishëm ku ju vendosni për fatin tuaj personal, për fatin e familjeve tuaja dhe gjithë Shqipërisë. Prandaj apeli im është, mos mendoni ikjen. Nëse ikim ne, do lëmë këtu ata që bëjnë zullume dhe e trajtojnë Shqipërinë si plaçkë. Ne kemi shumë gjëra në dorë nëse jemi të bashkuar. Do të jem krah jush për të realizuar angazhimet, dhe ju të qendroni si çekiç mbi kokë për mua dhe për gjithë ekipin e PD e për çdo politikan që merr besim nga ju për të bërë realitet ndryshimin. Mos rrini të tërhequr, me mendimin se nuk keni gjë në dorë. Ne e kemi në dorë, ju e keni në dorë, për të ndëshkuar një model që ka marrë shumë votë e mbeshtetje edhe këtu në Cerrik në gjithë këto vite e nuk ka bërë asnjë punë, dhe për t’i dhënë kështu një mesazh çdo politikani që nëse nuk punon e nuk mban fjalën, ndëshkohet me votë”-tha ai.

Advertisement

 

 

Bardhi shtoi se nuk është punë të dalësh gjithë ditën në televizion e të shash opozitën.

 

Advertisement

“Duhet të bësh një bilanc, çfarë i premtove njerëzve, dhe pse nuk i ke bërë.Mjafton kjo të shohësh realitetin kudo në çdo rrugë e dyqan.
Ne s’do të zgjidhim çdo problem, por do jemi në krah të njerëzve. I kanë varfëruar në skaj me idenë për t’u blerë dinjitetin”, u shpreh kandidati i PD ne Elbasan.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy