Drejtuesi politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi dëgjoi shqetësimet e fermerëve në zonën e Dumresë dhe u shpjegoi atyre programin e PD, që synon mbështetjen e secilit në bazën e prodhimit.
Braktisja e vendit dhe e tokës, thote selia blu ne njoftimin per mediat, është një dukuri që e ka goditur shumë këtë zonë.
Banorët denoncuan per Gaz Bardhin, subvenciomet selektive dhe kriteret përjashtuese.
Drejtuesi politik, I PD në listën e Elbasanit deklaron se plani i selise blu për bujqësinë do të nxjerrë automatikisht nga vërfëria gjysmën e popullsisë:
“Duke i dhënë prioritet fshatit kemi ofruar zgjidhje për gjysmën e popullatës që jeton në fshat. Ju keni nevojë të keni në krahë shtetin…”, shprehet Bardhi.
Ai premtoi se se kjo situatë, kjo padrejtësi me 25 prill do të marrë fund.
“Atë çështje e kam marrë përsipër unë, nuk do e hajë njeri djersën tuaj, se të jeni të sigurt që i kanë ngrënë ato lekë dhe prandaj kanë bërë sikur kanë falimentuar sepse nuk kanë asnjë …