Bardhi flet pas mbledhjes në Kukës: Vendosëm ngritjen e Komsionit për Reformën Zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bardhi flet pas mbledhjes në Kukës: Vendosëm ngritjen e Komsionit për Reformën Zgjedhore

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka njoftuar se në mbledhjen e mbajtur në Kukës u vendos që të kërkohet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Ai bëri me dije dhe emrat e deputetëve që do të angazhohen në këtë nismë të opozitës.

 

“Sot grupi i PD-së ka autorizuar kryetarin e grupit që të propozojë projekt vendimin për ngritjen e Komsionit për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbahsi ndërkohë që anëtarë do të jenë, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Tomor Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili.’- tha Bardhi.

 

Advertisement

Mbledhja e radhës e opozitës u mbajt në Kukës, aty ku do të kenë edhe përballjen e parë me mazhorancën, pas tentativave për ribashkim mes Bardhit e Berishës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy