Gjatë konferencës që mbajti sot për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi sulmoi zëdhënësen e ‘foltores’, Floriana Garon.
Bardhi u shpreh se Garo nuk kishte dhënë asnjë kontribut dhe se nuk kishte bërë asnjë betejë për demokratët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Garo i kujtoi Bardhit 25 Prillin duke e konsideruar si betejë që ajo e kishte bërë për demorkatët.
Advertisement
“Gazment Bardhi , meqe thua se Floriana Garo nuk ka bere asnje beteje per demokratet… Per mua 25 Prilli ka qene beteje. Me sa duket, per ty jo”, shkruan Garo.