Bardhi: Basha si Berisha, përjashtojnë këdo që i del kundër! Nesër mbahet online mbledhja e Këshillit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bardhi: Basha si Berisha, përjashtojnë këdo që i del kundër! Nesër mbahet online mbledhja e Këshillit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me një paralajmërim që ai ka marrë menjëherë pasi ka njoftuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

 

Bardhi është shprehur se Basha ashtu si Berisha duan që të heqin nga rruga çdo pengesë ndaj dhe letra që sipas tij ka marrë në mesnatë i ngjante një fletërrufeje që e cilësonte atë si armik.

 

Advertisement

Ndër të tjera ai ka theksuar se mbledhja online e Këshillit Kombëtar i PD është brenda statusit të vetë partisë.

 

 “Në cilësinë si sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike kam njoftuar thirrjen e mbledhjes së këshillit kombëtar. Menjëherë sapo është bërë publik ky njoftim afër mesnatës jam njohur me një deklaratë që dilte në emër të kryesisë, që ngjante me një fletërrufe të Byrosë politike që shpallet armik dhe baltoste sekretarin e përgjithshëm të partisë vetëm se kishte zbatuar statutin. Personalisht por edhe pjesa dërmues e kolegëve që kanë qenë në betejë për tu ndarë nga mendësia se kush nuk mendon si unë është armiku im, e kemi besuar që kemi bërë, zhgënjim për pjesën e kolegëve që tjetër gjë kanë thënë në një vit e gjysmë dhe tjetër gjë bëjnë gjatë këtyre ditëve.

 

Advertisement

Jam këtu për të folur ndaj mbështetësve se në cilësinë time si sekretar i Përgjithshëm kam zbatuar dhe do të zbatoj sat ë jem në detyrë statusin e Partisë, qëndrimi im ka qenë i njëjtë kur Berisha ndoqi një vit e gjysmë më parë dhe të njëjtën gjë po bën edhe Lulzim Basha tani.

 

Këshilli kombëtar do të mblidhet nesër në orën 19:00 në një mbledhje online, dhe dua që t’ju kujtoj anëtarëve që PD nuk ka lindur sot por ka zhvilluar disa mbledhje online siç ka qenë edhe ajo e miratimit të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk ka asnjë rregull në statut ku thuhet se mbledhja duhet që të zhvillohet në një ambient që duan një pjesë, por që të zhvillohet një mbledhje dhe të shprehin vullnetin e tyre.

 

Advertisement

Nga një deklaratë që ishte e njëjtë me atë të Sali Berishës vetëm se në këtë rast ishte shtuar edhe emri i Berishës, se sekretari i Përgjithshëm i ka shërbyer Berishës, Metës dhe Ramës, por se kush është në këtë drejtim do e tregojë koha”, ka thënë Bardhi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy