Pas një viti hetimesh, efektivët e Tiranës kanë finalizuar operacionin “Parku”, për të kapur shpërndarësit e drogës në kryeqytet.
Gjatë aksionit u prangosën 12 persona, kurse gjashtë të tjerë u shpallën në kërkim. Banorët e zonës së ish-Parkut u ankuan se tregtohej lëndë narkotike në zonë dhe nga kjo autoritetet policore morën indicie për të nisur hetimet për grupin.
Blutë e Tiranës kanë përdorur edhe dronë për vëzhgimin e tyre dhe në fund u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të 22 shtetasve.
Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar sasi me lëndë narkotike dhe shuma të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. Këta shtetas e zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën ish-parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe në rrugën “Frosina Plaku”.