Banorët fshatit Lumas i janë drejtuar edhe sot Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku kanë kallëzuar penalisht për “Shpërdorim detyre” Kryeinspektorin pranë IKMT Tiranë, Albert Zybeja.
Kallëzimi penal u krye pas një takimi që ata patën me Kryenspektorin Zybeja, ku mësuan se punimet në kanionin e Sinecit nuk janë pezulluar.
Advertisement
Sipas banorëve, pasi inspektorët e IKMT Elbasan konstatuan shkelje ligjore, Zybeja duhet të kishte pezulluar punimet dhe të kishte gjobitur firmën “Salillari”.
Ata e akuzojnë Kryeinspektorin se po mundohet të zhbëjë procesverbalin e tre inspektorëve të Elbasanit dhe po përpiqet të ngrejë një tjetër grup pune me qëllim manipulimin e provave.
Advertisement