Qytetarë por edhe pronarë të bizneseve të Thumanës dhe zonave përreth protestuan sërish sot duke kërkuar një hyrje- dalje në autostradën e re Thumanë-Kashar.

Qytetarët të mbështetur edhe nga deputetja e opozitës Andia Ulliri dhe struktura të tjera të PD kërkuan nga shteti dhe institucionet përkatëse një shpjegim për tjetërsimet që janë bërë në këtë projekt për mungesën e mbi dhe nënkalimeve etj.

Banorët kërkojnë akses në autostradën që po bëhet e cila përjashton totalisht një rreth prej afro 100.000 banoresh siç është Kruja.

Është e disata herë që protestojnë dhe asnjë reagim nga ana e institucioneve dhe pse mbi 1000 biznese rrezikojnë falimentimin me futjen ne funksion të kësaj autostrade./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";