Banorët e lagjes së “5 majit” dhe Laprakës kanë protestuar sërish këtë të diel para ambienteve të kryeministrisë.
Të indinjuar ata u shprehen se shembja e banesave të tyre nga projekti i rindërtimit dhe ai i unazës është vendim i padrejtë.
Advertisement
Edhe fëmijët iu bashkuan prindërve të tyre në protestën kundër shembjes së shtëpive.
Banoret i lanë afat qeverisë dhe bashkisë së Tiranës deri të martën dhe paralajmëruan grevë urie, nëse kërkesat nuk merren parasysh.
Advertisement
430 banesa do të preken nga zbatimi i projektit të rindërtimit dhe ai i unazës së madhe të Tiranës.
Advertisement