Vijojnë kundërshtimet e banorëve të zonës së 5 Majit për shembjen e shtëpive të tyre.
Kete te enjte, ata u grumbulluan para parlamentit, duke I kërkuar deputetëve që të dëgjojnë kërkesat e tyre dhe të mbrojnë interesin e pronave të tyre.
Tubuesit kërkuan që bashkia të saktësoj se kur dhe ku do të strehohen.
Protestës së banorëve vtë 5 majit iu bashkuan edhe ata që preken nga ndërtimi I unazës së madhe në zonën e laprakës.
Me pankarta në duar, banorët e Laprakës kërkuan transparencë dhe kompensim të shtëpive të tyre me çmim tregu.
Në mbështetje të protestës janë shprehur edhe disa nga deputetët e partisë demokratike, pjesë ë komisionit të Rithemelimit, mes te cileve edhe Flamur Noka.
Pas tubimit përpara parlamentit, qytetarët e vijuan protestën e tyre drejt bashkisë.
Procesi i shembjes së shtëpive në zonën e 5 Majit ka nisur dhe strehimi i tyre pritet të bëhet në lagjen e re të qujatur “Tirana Riverside”.
Ndërkohë, me prishjen e banesave në zonën e Laprakës qytetarët do të përfitojnë kompensim të shtëpive të tyre me çmimin e referencës.