Këtë të enjte janë mbledhur sërish para Kuvendit, banorët e 5 Majit për të protestuar kundër shembjeve të banesave të tyre.
Banorët e revoltuar kanë kërkuar që të ndalohet projekti i Unazës së Madhe, i cili u dëmton banesat e tyre. Ata u kanë drejtuar thirrje politikanëve shqiptarë që tu vijnë në ndihmë.
Advertisement
“Merr masa sepse do të jetë vonë kur të kujtohesh ti. Ne do ti vazhdojmë protestat. Duhet përgjigje se ku dhe kur do të strehohemi dhe ku do ti marrim ndërtesat tona. Nuk nxirren banorët në rrugë, për të ndërtuar kulla.’– u shpreh një tjetër banor.