Banorët e 4 zonave në Tiranë protestë para parlamentit/ I bashkohen edhe deputetët, mbështetës të Berishës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Banorët e 4 zonave në Tiranë protestë para parlamentit/ I bashkohen edhe deputetët, mbështetës të Berishës

Banorët e Paskuqanit, Laprakës, Kodrës së Priftit dhe ‘5 majit’ kanë dalë sot në protestë para parlamentit.

 

Banorët e 5 majit preken nga projekti i procesit rindërtimit, ndërsa banesat e Paskuqanit, Laprakës dhe Kodrës së Priftit preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe, pjesë e urbanizimit të Tiranës.

 

Advertisement

Me pankarta në duar banorët kërkojnë të marrin një dëmshpërblim të plotë të banesave të tyre dhe t’u tregohet me saktësi se kur do t’i jepen në dorë çelësat e shtëpisë së re.

 

Ndërkohë, protestës i janë bashkuar edhe deputetët demokratë, përkrahës të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe pjesë e komisionit të Rithemelimit të PD. Ata kanë lënë seancën dhe i janë bashkuar protestuesve duke dëgjuar dhe ankesat e tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy