Balluku nxjerr shifrat/ Sa punonjës të ujësjellësit në qarkun e Fierit marrin ‘marrin rrogën kot’

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balluku nxjerr shifrat/ Sa punonjës të ujësjellësit në qarkun e Fierit marrin ‘marrin rrogën kot’

Pas kritikave të kryeministrit Edi Rama për keqmenaxhimin në sektorin e ujësjellësit, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e bashkive në
qarkun e Fierit.

Balluku u ndal në investimet e kryera në këtë qark, por edhe tek keqmenaxhimi i burimeve njerëzore. Ministrja zbuloi shifrat e punonjësve, që ishin shumë herë më të larta, sesa është e nevojshme për 1000 abonentë.
Sipas ministres, Mallakstra ishte kampione, ku për 1000 abonentë, ka 16 punonjës.

“Efiçenca e stafit për ne është komponent i rëndësishëm i keqmenaxhimit të sektorit kudo në Shqipëri e veçanërisht në Fier. Sipas të gjitha llogaritjeve 1000 abonentëve i përkasin 4.6 punonjës. Ky është indikatori, ndërkohë Fieri dhe Lushnja e kapërcejnë këtë me pak. Fieri me 5.5 punonjës për 1000 abonentë dhe Lushnja me 5,4 që është edhe e tolerueshme. Divjaka ka 12.2 punonjës për 1000 abonente. Patosi ka 12. 5. Roskoveci ka 9.1 dhe Mallakastra kampione e cila ka marrë më shumë investime 16. 1. E cila ka marrë edhe më shumë investime. Keni 4.ca herë më shumë nga ç’duhet të keni në Ujësjellës. 16 punonjës për 1000 kontrata abonentësh nga 4.6 që mund të keni! Shifër shumë e lartë.’– tha ministrja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy