Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku paralajmëroi se moti i acartë në vend do të shoqërojë qytetarët deri të premten. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin akset e rrezikshme, shkruan “Vizion Plus”.
“Mos i përdorni akset e rrezikshme. Nuk është situatë normale, është mot ektresm që do të vijojë deri të premten në mesditë. Presim ulje të temperaturave, në veri mund të shkojë deri në -24 gradë.”
Advertisement
Balluku ktheu edhe një përgjigje për të gjitha komentet dhe reagimet për bllokimet e akseve kryesore në vend, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.
“Në orët e para akset bllokohen. Ne nuk kemi shkopin magjik. Nuk dijmë të bëjmë llafe, por bëjmë punë. Ky është ndryshimi jonë.”
Advertisement