Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç teksa foli për projektin “Ballkani i Hapur” u shpreh se ishte një vendim historik dhe se shpresonte se do të ishin në gjendje ta zbatonim atë.

‘Mendoj se në Maqedoni është marrë një vendim historik. Me aq pasion dhe bindje, ne do të fillojmë të punojmë. Duhet bërë shumë për të arritur “Ballkanin e Hapur” deri në vitin 2023. Duhet të bësh një milion gjëra, ta bësh atë për t’i mundësuar njerëzve që të mos shohin kufirin kur shkojnë në Maqedoni dhe Shqipëri.’-tha Vuçiç në një intervistë për emisionin Dnevnik” në RTS.

Vuçiç u shpreh se është i gatshëm të fillojë menjëherë punën dhe shpreson që ky projekt të sjellë paqe dhe stabilitet në rajon.

‘Shpresoj që të fillojmë punën, duhet bërë shumë që të mos ketë kufij drejt Shqipërisë. Është një ide e jashtëzakonshme e paqes dhe stabilitetit, nuk imponohet nga jashtë, ne nuk do të jemi të izoluar dhe të vetëm si në vitet ’90, dhe nuk do t’i dëgjojmë të tjerët por do të punojmë për popullin tonë dhe vendin tonë,‘- shtoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fund, ai ritheksoi ftesën për vendet e tjera të rajonin ku nuk përmendi Kosovën por vetëm Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën.

‘Dera është e hapur për të gjithë, ne kurrë nuk do të nxitojmë, le të shpjegojnë në Sarajevë dhe Podgoricë se si është të presësh në kufi, është vendimi i tyre, ne nuk jemi dikush që do të bënte presion, kush dëshiron është i mirëpritur.’- tha Vuçiç.