“Ballkani i hapur”/ Shehu: “Treshja” u katandis në “dyshe”, Vuçiç e Rama do të takohen në vetminë e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ballkani i hapur”/ Shehu: “Treshja” u katandis në “dyshe”, Vuçiç e Rama do të takohen në vetminë e tyre

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka komentuar zhvillimet e së dielës në Shkup dhe dorëheqjen e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në një postim në rrjetet sociale, Tritan Shehu shkruan se dorëheqja e Zaev i ka dhënë një goditje planeve të presidentit serb, Vuçiç dhe kryeministrit Rama, në lidhje me nismën “Ballkani i hapur”.

Sipas tij, Vuçiç e Rama do të takohen në vetminë e tyre nesër në Beograd.

“Ballkan i hapur”, “treshja” u katandis në “dyshe”!
Vuçiç e Rama do të takohen në vetminë e tyre nesër në Beograd, pa Zaev mbas dorëheqjes shumë dinjitoze të tij.
Të dy bashkë po kthehen në formatin ku e nisen ne Novi Sad këtë aventurë të dështuar prej fillimit.
Në fakt janë pikërisht këta të dy me “Mini Shengenin” e tyre, një nga shkaqet e humbjes se Zaev, duke e kthyer atë në një nga dy tellallet e atij projekti Vuçiçian.
Mesazhet e transmetuara nga ky “Minishengen” me rrezikun e hegjemonizmit ekonomik e politik serb mbi Maqedoninë e Veriut e Rajonin, që nëe gjuhën më tëe thjeshtë përkthehet “Jugosllavia e Re”, me largimin tonë nga Europa e Perëndimi që ai përmban duke tentuar të “ankorohet” diku në Lindje edhe nëpërmjet Unionit EuroAzia të firmosur nga Serbia etj etj, kanë qënë disa nga faktorët e votës kunder Zaevit, të humbjes së tij elektorale.

Advertisement

Rezultati në Maqedoninë e Veriut tregoi se popujt dinë të “përkthejnë” në vota kundëer mesazhet e gabuara.
Ndërsa zhvillimet e mëtejshme në Shkup dëshmuan gjithashtu se dhe politikanët kanë filluar të reagojnë e tërhiqen si Perëndimore kur humbin, siç bëri Zaev.
Këto tregojnë se një erë Perëndimore e Europiane, ndoshta dhe e dobët për momentin, po fryn mbi Rajonin tonë.
Për të shtyrë më tej në drejtimin e duhur, Ballkanit Perëndimor i duhen projekte bashkëpunimi të realizuara në përputhje me standartet europiane, të pregatitura, financuara, iniciuara e garantuara nga Brukseli, si Procesi i Berlinit, CEFTA etj.
Vetëm kështu këto nisma në vend që të tkurren nga tre në dy vende pjesëmarrëse, do të bëhen një mundësi pjesëmarje si të barabartë të të gjashtë vendeve tona, si dhe do të jetë i mundur të përfshihet në ato dhe kontributi i disa prej shteteve anëtare të BE.
Vetëm kështu ato do t’i shërbejnë realisht bashkëpunimit tonë rajonal me kryefjalë integrimin europian.”-shkruan Tritan Shehu.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy