Nisma rajonale “Ballkani i Hapur” gëzon edhe mbështetjen e Gjermanisë.

 

Një qëndrim të tillë e bëri të ditur Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë konferencës së përbashkët që pati me kryeministrin Edi Rama, pas vizitës zyrtare në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Thirrja e Merkel shkon për shtetet rajonale që ende nuk janë bërë pjesë e kësaj nisme që ta bëjnë diçka të tillë sa më shpejt.

 

“Shumëçka ka ndryshuar në bashkëqenësinë e shteteve në Ballkanin Perëndimor. Bashkëpunimi në shumë dimensione është konsoliduar në mënyrë të vazhdueshme. Unë përshëndes edhe projektin e tregut të përbashkët rajonal, me katër liritë siç i quajmë. Jo të gjitha vendet bashkëpunojnë njëlloj, por sa më shpejt t’i bashkohen aq më mirë do të ecë Procesi i Berlinit. Edhe një herë e theksoj se Procesi i Berlinit nuk e zëvendëson procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kurse kryeministri Edi Rama, i pyetur nga gazetarët nëse Procesi i Berlinit, i nisur qysh në vitin 2014 mund të quhet i dështuar, dha përgjigje negative.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";